Çudirat nuk po kane as masë e as kufi.
Shkruan: Ali BAJRAMI
Dulla i Ratkocit të Rahovecit, i ashtuquajturi Kryeministër, duke konsideruar çdo gjë normale, bënë sehir dhe lutet:”Zoti i madh zgjate edhe një ditë më tepër në pushtet, se nuk prish punë!”.
Dritoni, pretenduesi i “Ideologut” në LDK, në birë të miut.
Akademikët, iu janë përshtatur situatës dhe po vrojtojnë si “Dhelprat e Kuqe”.
Luta, i konsideruar si pinjoll i Rugovizmit duke u munduar të amortizojë krahët e klanet brenda përmbrenda, po e gjen vetën në habi se çfarë po ndodh, e çfarë do të ndodh!
Gima, mo si Hakia, kurrë nuk iu bëhet vonë.
Vjosa, në relax të dhunshëm, momentalisht duke pritur ditë më të mira.
E Isa mo,, si Isa, stekën në dorë e me të gjithë po e luan lojën.
Reforma askund në horizont…!
PDK, në tentim ringjalljeje.
AAK, në rënie.
NISMA, duke u përgatitur për aplikim në histori.
VV-ja, si ujku duke pritur që në gabimet e të tjerëve të bëjë historinë, për një rikthim në pushtet.
Partitë të gjitha së bashku, luftë për pushtet.
Sovrani për mirëqenie e dinjitet.
Finalja në horizont!
Fillimvitin do ta kemi të nxehtë. /2LONLINE.com/