Edmond Ibrahimi, ish anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka bërë të ditur edhe disa nga shkaqet e largimit nga ky subjekt politik.
Sipas tij, ishte mungesa e transparencës brenda subjektit dhe kundruall qytetarëve-votuesve. Krijimi i fraksioneve të brendshme të cilat devijuan nga idetë origjinale te Vetëvendosjes. Në këtë mënyrë ato hapën rrugë mos unitetit dhe shfaqjes së aspiratave grupore për pushtet.
Ibrahimi, një specialist i neurologjisë, përmend tutje edhe mungesën e kuadrove profesionale, njëkohësisht edhe luftimin e atyre kuadrove të paktë që kanë qenë, në fushat e rëndësisë së veçantë, për shkak të injorimit të principit të meritokracisë.
Po ashtu ai përmend edhe humbjen e zgjedhjeve lokale, që sipas tij është bërë edhe për shkak të shpërfilljes totale të mendimit të bazës në lidhje me zgjedhjen me adekuate të kandidatit për kryetar komune.