DYLON

Në Ditën e Mësuesit, fillon punën çerdhja në “Dardani” të Gjilanit

Në Ditën e Mësuesit, fillon punën çerdhja në “Dardani” të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pikërisht në Ditën e Mësuesit, ka filluar punën çerdhja e fëmijëve në lagjen “Dardania”, e cila është ndërtuar nga Komuna e Gjilanit në partneritet me USAID.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot fëmijët e parë të kësaj çerdhe, duke iu uruar mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.

“Jam shumë i lumtur që sot, në Ditën e Mësuesit, po e fillojmë punën në këtë çerdhe e cila në bashkëfinancim me USAID, është ndërtuar sipas standardeve europiane. Ju uroj suksese stafit dhe 100 fëmijëve tashmë të regjistruar nga mosha 0-6 vjet”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe, realizimi i këtij projekti kap vlerën e 350 mijë eurove, nga të cilat Komuna ka kontribuar me 180 mijë euro, ndërsa USAID me 170 mijë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.