Para disa vitesh tek punoja për jë gazetë ditore kosovare, e takova Edi Ramën në Berlin. Atëherë nuk ishte kryeministër, por as nuk dukej aurora kaq e dukshme e tij në horizont se do bëhej kryeministër dhe do t´ja ndërronte Shqipërisë fytyrën si sot.
Zejnullah Jakupi
Në ambientët e sallës ishte duke qëndruar në këmbë, nuk i ofrohej njeri, dukej shumë i gjatë. Këtë përshtypje kisha unë, dukej si i vetmuar. Sa mbaj mend, herë pas herë ju ofronte ndokush,më duket ishte një rus që bisedoj më gjatë me të, aty këtu ndonjë Shqiptarë nga Shqipëria, gazetarë…
Ju ofrova edhe unë, u përshëndetëm. I tregova pse isha aty, ok, ishte shumë i qetë, relaks, i interesuar për bashkëbiseduesin dhe nuk priton të bënte foto. Por punën e fotos e hoqa nga mendja me tu afruar, e pash se unë me gjatësinë time nuk e arrija dot ta bëja foton për botim. Ndoshta tani po e kuptoj sa për album po, do ishte mirë, nuk e bëra. Lartësia e tij me timen nuk përputheshin dot. Prandaj mungon foto këtu.
Përshtypjet e mira!
Gazetarët takojnë shumë politikanë, nganjëherë edhe i “nuhasin” personalitetet, ose dijnë ti vlerësojnë, pra nga përvoja e kanë. Edi foli në atë takim ku kishte politikanë gjermanë dhe gazetarë, kishte edhe bashkatdhetarë shqiptarë. Nuk më kujtohet shumë ku më mbeti aj shkrim i cili u botua në faqe të diasporës në gazetë, por e di që isha shumë i impresionuar dhe i bëra një pasqyrim shumë profesional.
Më pëlqente kritika e tij që i bënte pushtetit. E krahasoja me Berishën, nuk më dilte mirë ky i fundit.Në komunikim shumë rigoroz, nuk të përfillte edhe aq. Kur të ka përpara, i dukesh si mizë, të shkel, po nuk ja lëshove rrugën, nuk ndalet, nëse flet me ty, flet duke ecur, madje bënë kështu edhe sikur ti ketë 100 persona rreth e rrotullë. I tillë është Berisha. Është impozant, është model i vjetër. Kaloi koha e tij. Respekt, i ka meritat dhe të metat si çdo ish-president dhe udhëheqës partie në gjithë këto vite.As Helmut Kohlin, edhe pse ishte arkitet dhe realizues i Ri-bashkimit të Gjermanisë nuk e kursyen nga kritikat, në fund të karrierës e dëmtuan shumë. U prish edhe me partinë, nuk i „mbeti“ më të jetë as anëtar nderi…
Edi e ndryshoi imazhin e socialistëve
Kaluan shumë vite dhe unë nuk punoja për gazetë; më shumë i lexoj dhe i analizoj ato dhe diskursin politikë. Shqiperia ndryshoi. Demokratët dhe Sali Berisha ranë prej modës, pa e mohuar kontributin e tyre. Kaloi koha e Berishës, siç kaloi koha e Helmut Kohlit. Shumë kushë besoi se Sokol Basha do ta zëvendësoi Sali Berishën, por këto zgjedhje e vulëson këtë përfundim se ikën kohët e bërtimave dhe mitingjeve.
Nuk kam qenë kurrë me socialistët, dhe zatën nuk i kam dashur as socialistët në Gjermani duke i krahasuar me këta të Shqipërisë, Partinë e Punës etj. Kjo pamje e zymtë ndryshoi, ose ma ndryshoi Edi Rama. Me Edi Ramën u shtua tifozëlluku i Partisë Socialiste. Po të mos ishte Edi me shokë, me disa që i ka aty afër dhe që punon fortë as sot nuk do isha i tillë.
Asnjë kryeministër, as president deri më tani nuk kishte guxuar ti thyej tabut e mardhënieve me fqinjët, me kosovarët, me perëndimin dhe shumë tema tjera. Edi, i pari si kryeministër, shkoi në Beograd. Shkoi ta shoh lojën e zjarrët të futbollit. Ndodhën shumë skandale, u rrahën lojatarët e skuadrës shqiptare. Edi Rama diti të menaxhoj situatën, u takua në Beograd me A. Vucic. U takua në Kosovë, takohet perditë, hyn dhe del nëpër studio, nuk priton, ka guxim të ballafaqohet me diskurse dhe teori nga më të ndryshmet.
E bëri bunkerin ekspozitë, e theu tabunë e komunizmit, e hapi ekspozitën, atë që nuk e kishte bërë asnjë demokrat, asnjë antikomunist, i tregoi botës se si kishte qenë Shqipëria. I jepte udhë diskursit për te reflektuar mbi të kaluarën. Gjithë bota e shikoj, bota e pa në të një personalitet politik të shekullit. Si Merkel, si Obama, e çdo burrështetas dhe kanzelar tjetër.
Reklama dhe debati në publik
Edi e bëri Shqipërinë kontonjerë ndërtimi. Reklamen e kishte të mirë, madje nuk po them se i bëri të gjitha. Kontributet janë të përbashketa. Por reklama e tij ishte një staretgji në vete. Përuronte rrugë, uzina, sheshe, ndërtonte shtëpi, ndërtesa banimi, ndriqonte Shqipërinë, e njerëzit e shihni këtë e shihi se si po ndryshon Shqipëria.
Ajo ishte tanimë edhe me meritat parasëgjithash të demokratëve, një vend evropian, një aleat i NATO-së, dhe anëtar-kandidat për në BE. Shqipëria ishte në top listat e reklamave si një vend turistik. Kosovarët marshonin çdo vikend për ne Shqipëri, deri diku filloi të bëhet Ribashkimi. Edhe Berisha dhe Demokaratët patën kontribut, nuk gabojmë të them ndoshta më shumë edhe pse më euforik.
Gabimi që bënë demokartët ishin çadrat!
Çfarë ishin ato tubime me orëtë tëra bashkëbisedimi sikur bëhej përpjekje të rizbulohej rrota historike, të rithehej debati filozofik i Greqisë së vjetër antike. Basha fliste, tubonte njerëz në çadra dhe dialogonte. Edi Rama punonte, vazhdonte në terren, jashta çadrave. Njerëzit, pavarësisht përkatësisë nacionale e dijnë ta dallojnë punën nga jo puna. Siç thuhet veprat flasin vet. Fjalet janë boshë…Edi nuk ishte Basha, që mundohej të emitonte Sali Berishën. Edi nuk po emitonte as Xhaxhin (Enver Hoxhën) as Tosin(Fatos Nanon). Edi ishte artist dhe artist mbeti në shpirtë, punëtor i math dhe patriot. Prandaj fitoi.
E pashë me rastin e vdekjes së poetit dhe patriotit të madh, Dritero Agolli sa bukur dhe madhështore i kishte organizuar cermoninë e varrimit dhe gjithë cermonialet me debate dhe aktivitete rreth tij.Nuk kishte ndodhur diçka e tillë më herët. Edi e bashkoi edhe diasporën, e thirri në Tiranë, ju tha edhe ju jeni pjesë e Shqipërisë, nuk i e bëri ndarjen, kosovarë dhe shqiptarë. Tha gjithe jemi shqiptarë.
Edhe mediet sociale e benë të veten, por nuk ta kryejnë gjithë punën. I kishte edhe Basha këto por ja që humbi. Edi ka shumë punë, Shqipëria duhet të bëhet akoma më e mirë! Shqiptarët janë faktorë në Ballkan. Shqipëria po ecën krah përkrah me Kosovën. Këndej kufirit duhet të triumfoj Vetëvendosja dhe Albin Kurti, fitorja e tij në zgjedhjet e 11 qershorit mori gati shumicën e komunave dhe bëri histori.
Shqipëria dhe shqiptarët po ndryshojnë, për të mirë. Gëzuar fitoren demokratë dhe socialistë, Gëzuar fitoren shqiptarë, kudo që jeni! Gëzuar zgjedhje të lira dhe të ndershme!