DYLON

Kadetët e FSK-së përkrah 31 shteteve në ushtrimin ndërkombëtar “Kampi veror 2017”

Kadetët e FSK-së përkrah 31 shteteve në ushtrimin ndërkombëtar “Kampi veror 2017”
Avatar photo Redaksia

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u nisën të hënën për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.

Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017. Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të Botës, ndërsa FSK-ja do të përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së .

Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS) si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi. Njëherësh ai kërkoi nga kadetët që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri- tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht.

Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.