Ibrahim Ademi, zyrtar për informim dhe Koordinator për Performancë në Komunën e Gjilanit – Kabineti i Kryetarit, e ka vlerësuar lartë kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për siç ka thënë, aftësinë e hatashme të menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme, siç ishte edhe rasti i fundit, i aksidentit tragjik në Gjilan, ku shoferi i një kamion kishte shkaktuar aksident të rëndë komunikacioni, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vdekur një qytetar dhe të lënduar 26 të tjerë.
“Edhe tragjedinë e fundit Luta e menaxhoi në mënyrën ma t’mirë të mundshme, për dallim prej neve, bashkëpunëtorëve aktual, që u hutuem për nji moment edhe s’dishim kah me ia majt’, ka shkruar, ndër tjerash, në profilin e tij, Ibrahim Ademi.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, qysh thotë populli, e ka sikur mallkim menaxhimin e fatkeqësive.
Në vitin 2002, edhe pse i ri në moshë (ma i ri se unë sot), bashkëpunëtorët e tij tregojnë për aftësinë e hatashme të menaxhimit të fatkeqësisë, pas tërmetit që e goditi këtë qytet.
Edhe tragjedinë e fundit Luta e menaxhoi në mënyrën ma t’mirë të mundshme, për dallim prej neve, bashkëpunëtorëve aktual, që u hutuem për nji moment edhe s’dishim kah me ia majt’.
M’u sillën sot disa pyetje n’kry, çka kishim ba na, qysh kishim veprue në atë moment për koordinim e menaxhim, pa Lutën?
Tani erdha në përfundim dhe thash vet me veti, shyqyr që e kemi për këtë dhe për plot situata të tjera.
Nëse populli i thotë mallkim kësaj pune, unë po them se ai asht i maruem për punë t’mdhaja!