Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Shpend Hajdini ka përfunduar me sukses trajnimin “Adjutant General Captains Career Course” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me medaljen “Diplomatic Medal”, si studenti ndërkombëtar me rezultatet me të larta në kurs.
Trajnimet dhe shkollimet që pjesëtarët e FSK-së ndjekin në SHBA dhe shtete tjera mike, kontribuojnë në profesionalizmin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/