Në mars të vitit të kaluar, Lirim Kastrati e rinovoi kontratën e tij me Lokomotiva Zagrebin, duke nënshkruar marrëveshje deri më 30 qershor të vitit 2023. Por, ‘Footmercato’ raporton se Lirim Kastrati tashmë ka arritur marrëveshje me francezët.
Pas transferimit të Arbër Zenelit, klubi francez Stade de Reims është afër transferimit të edhe një futbollisti tjetër kosovar.
Paraqitjet mbresëlënëse të sulmuesit 20-vjeçar kanë bërë që për të ketë interesim edhe në klubet e tjera evropiane, si Stade de Reims, ku luan edhe Arbër Zeneli. Për të besohet se është i interesuar edhe gjiganti turk, Besiktas.