Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24.07.2022 ka pranuar informatë se nga vetura në lëvizja e llojit Mercedes me targa të huaja e cila ishte pjesëmarrëse në një aheng familjar ka të shtëna me arme zjarri.
Patrulla e Policisë me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin A.B. (1990) nga i cili është konfiskuar arma e llojit Ekol Jackel Dual Compact e kalibrit 9 mm, një karikator përkatës, njëzet e tre (23) copë fishekë të kalibrit 9 mm, dhe shtatë (7) gëzhoja si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijëdiësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima. /2LONLINE/