Pasi u regjistrua nga Federata e Futbollit të Kroacisë, futbollisti nga Pozherani mori edhe lejen e punës.
22-vjeçari nga tani e tutje do të jetë në dispozicion të trajnerit Ivica Sertic dhe stafit të tij për ndeshjen e së shtunës kundër Rijekas.
Në futbollin kosovar, Alidema ka luajtur për Vllazinën e Pozheranit dhe për Llapin.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belupos. Unë do ta bëj më të mirën për ta shpaguar besimin e njerëzve që më sollën në klub. Erdha këtu të shënoj gola dhe ta ndihmoj skuadrën të fitoj”, kishte thënë Alidema pasi nënshkroi kontratën me klubin elitar kroat.