Edhe skuadra e Llapit po synon ‘fytyrë’ të re në stinorin e ri pranveror në Superligë. Llapi është njëra nga skuadrat që duhet ta tregojë veten, pasi nuk janë në formë dhe pozitë stabile në tabelë.
Mësohet se futbollistët që kanë mbajtur barrën kryesore do të largohen në afatin kalimtar të janarit.
Në mesin e tyre janë: sulmuesit Sebino Plaku, Labinot Osmani poashtu mesfushorët Mentor Zhdrella e Behar Maliqi.
Javëve të fundit, trajneri Tahir Batatina i ka dhënë mundësi të luajnë futbollistëve të rinj dhe duket se në edicionin pranveror kjo do të jetë strategjia e tyre.
Llapi edhe pse kishte synim titullin e kampionit, sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e 7-të me 24 pikë, vetëm 5 më tepër se zona që e largon nga Superliga.