DYLON

Muriqi në formacionin e javës në Turqi

Avatar photo Elife Sherifi

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar që luan te Fenerbahce ka treguar formë të lartë edhe në javën e 14-të të ligës turke.

Fenerbahce fitoi 5-2 ndaj Genclerbirligi në fundjavën e kaluar, derisa Muriqi shënoi dy gola, në minutën e 23-të dhe 29-të.

Me këto dy gola të realizuara, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të futet në formacionin e javës.

EkoHigjiena

Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi  ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.