Duket se para garës zgjedhore, subjektet politike do të ta bëjnë edhe një “garë” tjetër, të asaj se kush-kujt po ia merr aktivistët.
Pas kohë më parë, kryetari i komunës, Alban Hyseni, që njëherësh është edhe kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan, prezantoi aderimet e reja, ish anëtar të LDK-së, sot u mësua se edhe LDK-ja ka “gjuajtur” në taborin e Vetëvendosjes, duke ua marr një anëtar, që e prezantoi, i pari i LDK-së së Gjilanit , Lutfi Haziri, derisa deklarativisht tha se 29 ish anëtarë, aktivistë të Vetëvendosjes tani e tutje do të rrugëtojnë tutje me LDK-në.
Kreu i LDK-s së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i uroi mirëseardhje, Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së.
“Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit”, ka thënë Haziri.
Pra, LDK, pret që Ganimet Sabedini të jetë edhe pjesë e Kuvendit, pasi mungesa e gjatë e një anëtari të Vetëvendosjes në Kuvend, do të bëjë që ai ta humb mandatin dhe i radhës në listë ne Vetëvendosjes, ishte Sabedini, që tani e tutje do të jetë përfaqësues i LDK-së. Sido që të jetë kjo mbetet të shihet.
Përndryshe, Haziri i LDK-së, ka bërë me dije se gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me agjendën e fundit të Kuvendit Komunal.
Haziri tha se përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin.
“LDK po e rikthen besimin e qytetarëve, grupeve të ndryshme e shoqatave. Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend, me 16 këshilltarë komunalë. LDK – besë dhe shpresë për Gjilanin”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së Dega në Gjilan. /2LONLINE/