Kosova ka vuajtur shumë nga lëndimet në ndeshjet që u zhvilluan në muajin shtator kundër Çekisë dhe Anglisë. Por, tashmë futbollistët janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.
Pas Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës, gati për Kosovën do të jetë edhe Benjamin Kololli.
27 vjeçari është shëruar dhe nga nesër rikthehet normalisht në stërvitje me skuadrën. Ylli i Zurihut ka bërë vetëm një paraqitje në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës.
Ndeshja e fundit me Kosovën ishte kundër Bullgarisë gjatë muajit qershor.