Sot zhvilluam takimin e radhës te lagjja Kodra e Dëshmorëve, ku na priti kryetari i nëndegës së pestë, Kushtrim Hoxha, bashkë me banorët këtij lokaliteti dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Partisë Demokratike.
Kjo lagje ka shumë probleme, duke filluar nga qentë endacakë, mungesa e ndriçimit publik dhe infrastrukturës rrugore, specifikisht rruga ‘Mark Gashi’ e cila gjendet në kushte të mjerueshme.
Mobilizimi dhe mbështetja e banorëve të lagjes Kodra e Dëshmorëve tregon se ndryshimi i madh në Gjilan po vjen dhe vetëm së bashku do t’ia dalim që më 17 tetor të krenohet jo vetëm Partia Demokratike, por të gjithë qytetarët e komunës sonë!
Bashkë ia dalim, bashkë qeverisim!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/