Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Komunën e Kamenicës, 41 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
- 1030 raste të identifikuara,
- 686 të shëruar plotësisht,
- 310 raste aktive,
- 34 të vdekur.
Përndryshe, institucionet komunale të Kamenicës kanë kërkuar nga qytetarët, që marrë parasysh rritjen e rasteve me COVID-19 në këtë komunë, të kenë kujdes të shtuar.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart! Ruani vetën dhe të tjerët! /2LONLINE.com/