DYLON

Kadriu pret në takim Mustafën, diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Kadriu pret në takim Mustafën, diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Luginë
Avatar photo Redaksia

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ragmi Mustafën- kryetar i PDSH- së dhe ish kryetar i Preshevës, me të cilin diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen ata, ashtu siç janë të diskriminuar dhe të pushtuar nga Serbia”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kreu i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan.

Ai ka bërë me dije se i ka uruar Mustafës suksese në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke shprehur bindjen e thellë  të tij se, ai dhe partia e tij PDSH, do të dalin fitues në zgjedhjet e 28 Marsit.

EkoHigjiena

Mustafa shprehu indinjatën e tij në lidhje me pasivizimin e shtetësisë të cilën organet serbe po ua bëjnë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, duke tentuar që ta zhbëjnë faktorin shqiptar atje.

Ai, gjthashtu shprehu bindjen në fitoren e tij në zgjedhjet e 28 Marsit dhe njëkohësisht bëri thirrje që Luginasit që jetojnë në Kosovë dhe të cilët kanë të drejtë vote, të dalin sa më masovikisht në këto zgjedhje.

“Për fund, e falënderova përzemërsisht Mustafën për bashkëpunimin e tij të sinqertë me Lëvizjen Qytetare Vatra që nga themelimi i saj e deri më tani, duke u dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje në të ardhmen. U bëjë thirrje të gjithë luginasve me të drejt vote që sa më masovikisht të dalin në këto zgjedhje”, ka thënë Kadriu i “Vatrës”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.