DYLON

ShSKUK pajiset me 60 shtretër modernë, përfitues edhe Spitali i Gjilanit

ShSKUK pajiset me 60 shtretër modernë, përfitues edhe Spitali i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me katër thyerje, që dirigjohen nga dy telekomandues, të cilët e bëjnë më të lehtë dhe më të përshtatshëm qëndrimin e gjatë të pacientit, janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19.

20 të tjerë do të shkojnë në Spitalin e Ferizajt, 10 në Spitalin e Gjakovës dhe 10 në Spitalin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj, ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Shtretërit e rinj janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.