Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, u mbajt me sukses për të 12-in vit me radhë nga data 5 deri më 7 nëntor 2024.
Në këtë ngjarje, KRU Hidromorava u përfaqësua nga Bordi i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Filloretë Gashi, Menaxhmenti i Lartë dhe stafi i Kompanisë, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Ymer Salihu.
Tema kryesore e konferencës këtë vit ishte “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujërave”. Gjatë konferencës u trajtuan edhe tema të tjera profesionale, të cilat u prezantuan nga panelistë të ndryshëm, profesionistë të fushave përkatëse, si dhe nga Forumi i Profesionistëve të Rinjtë.
Pjesë e ngjarjes ishin dhe disa workshop-e, përfshirë Workshopin “Zotërimi i Programit Benchmarking HUB për Kosovën dhe Shqipërinë: Përdorimi i Platformës UBP për Optimizimin e Performancës”.
Konferenca u mbyll me mesazhe të forta për përmirësimin e shërbimeve dhe investimet në sektorin e ujërave dhe kanalizimeve, si dhe për rëndësinë e kursimit të ujit, njofton Hidromorava. /2LONLINE/