Në kuadër të projekteve për ndërtimin e fushave sportive të cilët po i realizon Komuna e Vitisë në lokalitetet e ndryshme, është asfaltuar fusha sportive në oborrin e shkollës në fshatin Ballancë.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet të cilët janë zhvilluar në këtë lokalitet. Koordinatori i fshatit Ballancë, Hetem Kurteshi tha se ky fshat është falënderues ndaj kryetarit Haliti për këtë projekt për siç e cilësoj ai të rëndësishëm pasi sipas tij ajo është në interes të sportdashësve në veçanti të nxënësve të kësaj shkolle por edhe të rinisë.
Përndryshe edhe fshati Tërstenik është bërë dje me fushë sportive, kurse së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e fushave të tilla edhe në disa lokalitete të tjera.
Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti tha se qeverisja Haliti mbetet e përkushtuar të krijojë kushte që nxënësit dhe rinia të kenë ku të zhvillojnë disiplinat sportive dhe të tregojnë suksesin e tyre.
Në këtë drejtim ajo shtoj se në vazhdimësi ata po punojnë në rregullimin e hapësirave shkollore që nxënësit të kenë mundësi të zhvillojnë edhe aktivitetet e tyre jashtëshkollore.