Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka arritur të fitojë ndeshjen finale ndaj Moldavisë me rezultat minimal 1-0.
Djelmoshat e trajnerit, Ramiz Krasniqi e kanë bërë krenar Kosovën me arritjen e fundit në turneun prestigjioz “Roma Caput Mundi”.
Ky turne ka qenë shumë pozitiv për Dardanët e rinj pasi kanë krijuar përvojë, ndërsa shumë emra të rinj janë provuar.
Para fitores ndaj Moldavisë, Kosova kishte mposhtur edhe Frosinonen, Greqinë dhe Lazion.