DYLON

Grumbullohet Kosova U19, gati për Ligën e Kombeve

Grumbullohet Kosova U19, gati për Ligën e Kombeve
Avatar photo Elife Sherifi

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi me ndihmësit e tij Nazmi Rama e Xhelal Karabeg, kane mbajtur stërvitje me grupin e futbollistëve të gjeneratës 2003, në kuadër të përzgjedhjes së lojtarëve për garën e re të UEFA-s – Liga e Kombeve për grupmoshën 18-vjeç, që do të fillojë këtë vit.

Në këtë grumbullim Krasniqi kishte në dispozicion 24 futbollistë të gjeneratës 2003 nga kampionati vendor, derisa deri në muajin shtator kur do të nisë formati i ri garues i UEFA-s, planifikohet të mbahen së paku edhe tri grumbullime të tilla seleksionuese, në kombinim me lojtarë vendor dhe ata që luajnë jashtë, derisa planifikohet edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore.

Futbollistët janë ndarë në dy ekipe dhe është zhvilluar një ndeshje,  ku përzgjedhësi Krasniqi ka vëzhguar me kujdes cilësitë e secilit futbollistë, teksa ka për faqen zyrtare të FFK-së e ka dhënë opinionin e tij rreth përgatitjeve të Kombëtares U19.

EkoHigjiena

Liga e Kombeve nis në shtator ku Kosova është e përfshirë në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë, derisa ndeshjet do të zhvillohen prej 2 deri më 8 shtator në Estoni.

Ndërkaq, kualifikimet për Kampionatin Evropian do të nisin në nëntor, ku Kosova është e përfshirë në grup me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron. Turneu i fazës së parë kualifikuese zhvillohet në Sllovaki prej 11 deri më 17 nëntor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.