Nëse çdo gjë del si produkt i pazareve që po bëhen apo po tentohen të bëhen, për krijimin me çdo kusht të institucioneve edhe nëse ato do të jenë të paqëndrueshme, atëherë më mirë është të shkohet në zgjedhje të reja nacionale, sesa të kemi institucione të tilla.
Kështu është shprehur në një prononcim për Portalin 2LONLINE, Lirije Kajtazi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sipas të cilës, krijim institucioneve në këtë mënyrë, do të bëjë që ato të mos jenë të qëndrueshme e kredibile andaj më mirë është të shkohet në zgjedhje të reja.
Kajtazi vlerëson se këto pazare që po tentohen të bëhen për krijimin e institucioneve, për të qenë dikush me çdo kusht në pushtet, kanë filluar të dëmtojnë edhe procesin e zgjedhjeve lokale pasi pazarllëqet po tentohen të bëhen edhe në dëm të tyre, prandaj më mirë është të ndalen ato pazare dhe të shkohet në zgjedhje të reja nacionale.
Përndryshe ditë më parë edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kishte thënë për 2LONLINE se për të, opsioni i zgjedhjeve të reja është opsioni më i qëndrueshëm, që do të ofronte njëherë e mirë zgjidhje por edhe stabilitet.