Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ismajl Kurteshi, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Kurteshi i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e komunës tonë për katër vitet e ardhshme, duke shtuar se: “vota jonë sot, është vendimtare për të gjithë qytetarët e Gjilanit”.