DYLON

Vetëvendosje: Dilni sa më shumë në zgjedhje

Vetëvendosje: Dilni sa më shumë në zgjedhje
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konfërencë për media, ku Nënkryetari Dardan Sejdiu, tregoi për daljen e qytetarëve në zgjedhje nëpër komunat ku garon Lëvizja.

Ai tha se dalja deri në orën 11:00 është me e ulët sesa në raundin e parë, me ç’rast ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin për të votuar sa më shumë. Më tej ai shtoi se sot me votë mundësohet progresi dhe tregohet se cili është lloji i qeverisjes që duam.

“Ne garojmë ne balotazh në Prishtinë, në Gjilan, në Prizren, në Kaqanik, në Kamenicë dhe në Podujevë. Dalja deri në këtë kohë është përgjithësisht më e ulët se sa në raundin e parë. Ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Të shfrytëzojnë mundësinë përmes së cilës vendosin për komunën e tyre për 4 vitet e ardhshme. Me votë të ecim përpara. Me votë të kemi progres. Me votë të tregojmë se cili është lloji i qeverisjes që e duam në këto qytete. Të sigurohemi që qeverisja në Komuna të jetë sa më përfaqësuese dhe sa më e përafërt me kërkesat e qytetarëve”, tha Sejdiu.

EkoHigjiena

Sejdiu po ashtu potencoi se deri në orën 11:00 nuk ka pasur ndonjë parregullësi që vlen për t’u theksuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.