Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), në Cernicë të Gjilanit, sot zgjodhi strukturën e re të rinisë.
Sipas rregullores së zgjedhjeve, pjesëmarrësit e këtij kuvendi, të moshës rinore nga 16 deri 25 vjet, me vullnetin e tyre demokratik, për kryetar të RDK-së në Cernicë, u përcaktuan për Rinor Hoxhën, student i fakultetit ekonomik, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.