Vazhdojnë reagimet në rastin e futbollistit serb që pranoi të luajë për Kosovën. Pasi, Ilija Iviç, zgjodhi të luajë me Kombëtaren e Kosovës, Komuna e Graçanicës ia ka larguar të dy prindërit nga puna, kurse ka pasur edhe reagime tjera të serbëve, pasi ai zgjodhi Kosovën.
Është Ambasada amerikane në Kosovë e cila reagoi pas rastit të futbollistit serb 17-vjeçar nga Graçanica, Ilija Iviç, i cili prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari.
“Urime Ilija Iviq! Ai frymëzon të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar kosovar. Kosova është shtëpia jote!”, shkroi Ambasada amerikane.