EcoHigjiena: Greva njëorëshe do të nis nga e hëna

EcoHigjiena: Greva njëorëshe do të nis nga e hëna

Ndonëse punëtorët e Kompanisë EkoHigjiena, kanë ndërprerë bllokadën e tërësishme dhe kanë filluar me grumbullimin e mbeturinave, megjithatë shprehja e pakënaqësisë do të vazhdojë akoma dhe nga e hëna që vije do të jetë grevë njëorëshe, para zyrave të Ecohigjienës.

Mësohet se Këshilli i punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena”, Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë ka njoftuar për këtë edhe menaxhmentin e kompanisë. Në atë njoftim thuhet se: “Për shkak të pakënaqësive të mëdha të punëtorëve për mos vazhdimin e kontratave të 17 punëtorëve, respektimin e Raportit Zyrtar të Inspektoriatit të Punës datë 11.01.2017 me numër Protokoli 01/a-06/17 si dhe vazhdime të kontratave në mënyrë selektive dhe në kundërshtim më Ligjin e Punës LIGJI NR. 03/L-212 në Republikën e Kosovës, duke respektuar të drejtën tonë për të bërë grevë dhe në përputhje me Ligjin për Greva,LIGJI NR. 03/L-200 dhe Nr. 04/119,ju njoftojmë se Nga data 23.01.2017 ,e Hënë, do të fillojmë grevën njëorëshe në objektin e Kompanisë,respektivisht në zyrat qendrore të administratës”.

Sipas Këshillit të Punëtorëve, greva do të filloj nga ora 11:30 dhe do të mbaroj ora 12:30, dhe se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

KOMENTE