• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Gjilani brenda shtatë ditëve pranon kërkesat e qytetarëve për investime
Gjilan Info+

Gjilani brenda shtatë ditëve pranon kërkesat e qytetarëve për investime

by Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2017 2 min read
 Gjilani brenda shtatë ditëve pranon kërkesat e qytetarëve për investime

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Bordit të Drejtorëve, që është e treta për vitin 2017. Kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë, kanë prezantuar objektivat e qeverisë komunale për vitin 2017, ndërkaq ka bërë thirrje për qytetarët që brenda shtatë ditëve t’i prezantojnë kërkesat e tyre për investime në zyrat e Komunës.

“Prej sot, qytetarët e Gjilanit kanë kohë shtatë ditë për t’i paraqitur kërkesat e tyre për investime. Do t’i shqyrtojmë me kujdes dhe do t’i fusim në kuadër të planifikimit për investime në qytet dhe fshatra”, ka thënë Haziri.

“Investimet kapitale gjatë këtij viti, në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, kalojnë shumën mbi 30 milionë eurove. Do të finalizohen rrugët hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, pastja ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, ndërtimi i shtretërve të lumenjve “Mirusha” dhe “Stanishorka”, renovimi i stadiumit, palestrës, terreneve sportive, ndërtimi i shkollave të reja, çerdheve, parqeve etj.”, ka thënë Haziri gjatë prezantimit të investimeve kapitale.

I pari i Gjilanit ka konfirmuar se sivjet do të nis edhe projekti më i madh i Anamoravës, autostrada Konçul-Përlepnicë-Bresalc-Verbicë e Zhegocit-Banullë, ndërkaq ka shtuar se do të vazhdoj ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë, sikurse edhe rindërtimi i tyre.

Në këtë takim, u tha se në plan të punës është edhe transporti publik, modernizimi i Stacionit të Autobusëve, modernizimi i Tregut të Gjelbërt, ndërtimi i QKMF-së në Gjilan dhe ndërtimi i QMF-së në Llashticë.

“Përveç tjerash, sivjet jam shumë i lumtur që subvencionet në bujqësi e kalojnë shumën 1 milionë euro”, u shpreh Haziri.

Kryetari Haziri, në fund të takimit ka thënë se Gjilani e ka kthyer vëmendjen e qeverisë dhe shumë miqve në Europë dhe Amerikë sa i përket investimeve, ndërkaq ka përmendur edhe brendet që tashmë po identifikohet kjo Komunë.

“Përveç brendit kryeqytet kulturor i shqiptarëve, Gjilani do të bëhet edhe kryeqytet i sportit, qytet i “Ask-Food”, “Moea”, “Konsonit”, i kultivimit të lulediellit, e kulturës së duhanit”, ka përfunduar Haziri.​

Tags: Bordi i Drejtorëve duhani Gjilani investime investimeve kapitale luledielli Lutfi Haziri QKMF qytetaret
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

LDK e Gjilanit: Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i gëzojnë në vazhdimësi qytetarët e Gjilanit

23 Maj, 2022

Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€

23 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie në selinë e LDK-së

21 Maj, 2022

Gjilani u mundua, por jo mjaftueshëm për t’i ndalë pikët në shtëpi

15 Maj, 2022

Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Gjilani shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit

5 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com