DYLON

Vitia vazhdon implementimin e marrëveshjes me Kllokotin e cila tani e tutje hynë nën menaxhimin e mbeturinave nga EcoHigjiena

Vitia vazhdon implementimin e marrëveshjes me Kllokotin e cila tani e tutje hynë nën menaxhimin e mbeturinave nga EcoHigjiena
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, më 23 shkurt të vitit të kaluar, e që kishte  për qëllim bashkëpunimin ndëretnik, si dhe atë për bashkëpunim ne interes të qytetarëve të të dyja komunave, ku i pranishëm ishte edhe Jӧrn Rohde, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, sot u mbajt një takim në vazhdën e kësaj marrëveshje ku u diskutua për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Kllokotit.

Senad Ramaj, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë ”EcoHigjiena”, si dhe Haxhi Qerimi udhëheqës i Njësisë së kësaj kompanie në Viti, u pritën nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

EkoHigjiena

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komunës së Kllokotit, me që rast u diskutua për modalitetet dhe hartimin e marrëveshjes mes komunës së Kllokotit dhe Kompanisë EcoHigjiena.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë “Eco Higjiena” Senad Ramaj tha se komuna e Kllokotit ka qenë deri më tani jashtë menaxhimit të mbeturinave nga kjo kompani. Ai theksoi se janë të interesuar të kenë një bashkëpunim me komunën e Kllokotit, ndërkohë që vlerësoi lartë bashkëpunimin me komunën e Vitisë të cilën edhe e quajti si lider sa i përket bashkëpunimit.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehi gatishmërinë  për të mbështetur në të gjitha format komunën e Kllokotit sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe tha se jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo përkrahje që u nevojitet në këtë aspekt, duke përmendur se në vazhdimësi kanë ndihmuar këtë komunë  në shumë sfera. Përfaqësuesit e komunës së Kllokotit, u shprehën falënderues Institucioneve komunale të Vitisë për përkrahjen e vazhdueshme që po u japin atyre në shumë fusha, ndërkohë që mirëpritën iniciativën për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.