/2L ONLINE/ – Mbajtja sa më parë e një seance e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku do të diskutohet e debatohet, e ndoshta edhe do të merret ndonjë vendim me rëndësi për çështjen e problematikës së Kompanisë Ecohigjiena, ka shtyrë Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) si trup e Kuvendit Komunal të Gjilanit, të caktoi për sot mbledhjen e jashtëzakonshëm të saj, vetëm pak ditë përpara asaj të rregulltës, për t’i paraprirë kështu një seance që del të jetë çështje ditësh kur edhe do të ftohet, e ku padyshim do të jetë në rend dite, çështja e zhvillimeve në Kompaninë në fjalë.
Pra, vetëm brenda pak ditësh, Komiteti për Politikë dhe Financa do t’i mbajë dy mbledhje, një të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë edhe “Raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve të “Ecohigjiena”, si dhe të rregulltën, që do të bmahet pak ditë më vonë.
Ja orari dhe rendi i ditës për të dyja mbledhjet e KPF-së.
***
KPF mban mbledhjen e jashtëzakonshme – më 17 tetor
Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë e Financa (KPF) mbahet në sallën e Kuvendit Komunal (ish-objekti i Gjykatës), të hënën nga ora 11:00. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit
2. Rregullimi i kanalizimit të ujërave të zeza-lumi Mirusha dhe Stanishorka (soft loan)
3. Raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve të “Ecohigjiena” SHPK
4. Draft Plani aksional i veprimit për integrimin e RAE në Komunën e Gjilanit për periudhën 2016-2018
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPF mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, më 17.10.2016, nga ora 11:00.
***
KPF mban mbledhjen e rregullt – më 21 tetor
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, nga ora 10:00. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezences së anëtarëve të Komitetit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
2. Raporti financiar Janar-Qershor 2016
3. Raporti nëntëmujor i punës Janar-Shtator 2016, i kryetarit të Komunës
4. Propozim vendimi për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “FIDANISHTE 2”
5. Raporti mbi dezinsektimin hapësinor të qytetit
6. Raporti mbi dezinfektimin e shkollave fillore, të mesme, çerdheve dhe institucioneve arsimore
7. Të ndryshme
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa mbahet në sallën e KK-së, më 21.10.2016, ora 10:00.