Një rast “Vjedhje e rëndë”, është raportuar të ketë ndodhur në rrugën e Preshevës në Viti. Ankuesi, përgjegjës i agjencionit të pylltarisë në Viti, raporton se të dyshuarit, iu është konfiskuar kombi i ngarkuar me dru, i cili ishte duke i transportuar pa leje përkatëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se mjeti me ngarkesë ishte dërguar në oborrin e pylltarisë, kurse gjatë natës i dyshuari ka thyer derën e pylltarisë dhe pa leje ka arritur ta e marr kombin me dru.
Policia e Kosovës e ka lokalizuar, dhe arrestuar të dyshuarin i cili më pastaj është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në Gjykatë.