/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën Bulevardi i Pavarësisë, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar me mjet të fortë viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raportohet për lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese