DYLON

Haziri: KF Bashkimi barti idealin sportiv e kombëtar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanti, Ltufi Haziri, ka marrë pjesë ne ceremoniminë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të klubit të futbollit “Bashkimi”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, veteran të klubit, e sportdashës të shumtë.

Haziri me këta rast ka uruar klubin për këtë përvjetor, duke e vlerësuar si një klub i cili në vete kishte bartur pos aktivitetit sportiv edhe atë kombëtar.

EkoHigjiena

“KF “Bashkimi”, është ekip, i cili gjatë historisë njihet si pjesë e idealit sportiv e kombëtar. Ishte adresë e krenarisë së shqiptarëve dhe interesim i jashtzakonshëm për të ndjekur lojën e këtij klubi. Të gjitha arritjet në sportin e Gjilanit, simbolin dhe fillet i ka tek ky klub dhe tek organizimet e tij sportive”, ka thënë Haziri.

Në këtë takim është bërë edhe shpërndarja e mirënjohjeve dhe falënderimeve për sportistët, veteranë dhe lojtarë të shumtë që kanë kaluar nëpër këtë ekip të madh të futbollit.​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.