/2L ONLINE/ – Në Goden të Vitisë është raportuar një rast i dhunës familjare. Ankuesja ka njoftuar Policinë e Kosovës për një rast dhunë familjare ku burri i saj e kishte rrahur atë dhe nuk e lejonte që të hyjë brenda në shtëpi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se patrulla policore ju ka përgjigjur rastit dhe derisa e kanë arrestuar të dyshimtin gjatê kontrollit kanë gjetur një armë AK-47 prodhim kinez , dy karikator dhe 110 copë fishekë të cilat janë konfiskuar nga patrulla policore.
“Viktimës ju ka dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili urdhëron që i dyshimti të mbahet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në gjykatê”, ka bërë të ditur zëdhënësi Ismet Hashani. /2L ONLINE/
fotoilustruese