Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë nga ankuesi, shqiptar shtetas i Kosovës, se një person i panjohur, që nga data 08 dhjetor 2017, e kishte mashtruar atë duke ja marrë 100 € dhe si këmbim do ta transportonte ilegalisht deri në shtetin rumun.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari pasi ka marrë parat që nga atëherë nuk i është përgjigjur më.
Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në njësitin e hetimeve.