Shkruan: Hetem Ramadani
Është interesante se shumë herë në malësinë e Bujanocit njerëzit janë keqpërdorur për qëllime politike dhe kanë luajt me ndjenjat e tyre. Ende dikush nuk është ngopë duke i mashtrua këta njerëz dhe dalin me premtime kontroverse e shumë absurde. Këtë herë kanë dal me idenë se organizata të huaja në bashkëpunim me organizata të Serbisë do ti ndërtojnë 200 shtëpia në malësinë e Bujanocit. Para se të fillojmë ta demantojmë këtë gënjeshtër madhore, duhet të prekim disa tema. Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe asamblistët dhe partitë tjera Shqiptare që veprojnë në komunën e Bujanocit nuk janë të informuara aspak lidhur me këtë çështje. Nuk ka asnjë komunikatë për media lidhur më këtë çështje. Pra nuk ka asnjë person që zyrtarisht del në media dhe e paraqet projektin, as serb, as shqiptarë, askush. Nuk dihet se kush janë ‘organizatat e huaja’ dhe ‘organizatat joqeveritare serbe’? Po ashtu nuk dihet se kush janë njerëzit që qëndrojnë mbrapa kësaj? Mirëpo një gjë dihet;
1. Dihet që serbët 24/7 punojnë me i çregjistrua shqiptarët nga librat amzë, me i dëbua përmes papunësisë, varfërisë, mos investimit në komunën e Bujanocit dhe duke mos i pajisë me dokumente identifikimi malësinë e Bujanocit në mënyrë që të mos ketë votues për partitë Shqiptare. Dhe kështu serbët ta rikthejnë pushtetin në komunën e Bujanocit.
2. Serbët I urrejnë shqiptarët dhe nuk ju japin as gjynahet, lëre më të ju ndërtojnë shtëpi. Dhe nëse ju ndërtojnë shtëpi dhe i rikthejnë Shqiptarët në vatrat e tyre, do të shtohen 200×10=2000 vota për partitë Shqiptare në Bujanoc. Gjë që politika serbe nuk do ta bëjë kurrë.
3. Shqiptarët para se të ju ndërtohen shtëpitë, kanë nevojë që nga vatrat e tyre të largohet presioni psikik përmes ushtrisë. Pra të largohet xhandarmëria serbe dhe policia serbe. Të investohet në rrugë deri te shtëpitë e tyre dhe jo vetëm deri në Zarbicë. Por deri në Suharrën, Novosellë dhe Priboc. Të fillohet nga A-ja e jo nga Zh-ja. Sepse nëse ja ndërtojnë shtëpitë, nga cila rrugë ata do të shkojnë në ato shtëpi apo do të largohen nga aty gjatë dimrit për nevoja jetësore? Dhe kush do të jeton i rrethuar me xhandarë e policë serb?!
4. Jemi shumë afër zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe dikush nga Shqiptarët dhe minoritet tjera për të kandiduar për president, duhet të ketë nënshkrime dhe emra-mbiemra të qytetarëve që kinse e mbështesin. Këta organizatorët e ndërtimit të shtëpive, nuk mund ti sigurojnë ndryshe këto nënshkrime veç se duke ju premtuar shtëpi dhe duke i mashtruar. Siç dëgjova, për me ta ndërtua një shtëpi kusht është për me u kthye me jetua 5 vite në fshat. Me qenë i rregullt aty. Mos me u tërheqë dhe me pas dokumente identifikimi të shtetit serb. Ata që nuk kanë pasaportë ose letërnjoftim të Serbisë nuk mund të jenë pjesë e listës me ju ndërtua shtëpi. Pra është shumë e qartë që kjo punë nuk është e organizatave të Evropës sepse ata nuk zgjedhin as nuk klasifikojnë njerëz kur kanë ndërmend të ndërtojnë diçka, veçanërisht nuk i lënë anash njerëzit që nuk kanë dokumente identifikimi. Sepse ata nëse nuk kanë letërnjoftim dhe pasaportë nga Serbia, ata kanë dokumente që e vërteton se prona është e babës ose e gjyshit të tij. Pra krejt kjo punë është me mbledh nënshkrime,emra,mbiemra dhe numra personal me dokumente të Serbisë që dikush të kandidon për kryetar në zgjedhjet presidenciale.
5. Ku është projekti për këtë çështje? Si ka mundësi ‘organizatat’ e BE-së me investua mbi 20 milion € pa projekt? Kush ka me i djegë 10-20 milion € pa qenë i sigurt projekti? Si nuk ka projekt kjo punë kur gjithçka zyrtare në Botë funksionon veç me projekte? Pra vet fakti që nuk ka projekt dhe qytetarët nuk e din se për çka konkretisht janë duke i dhënë dokumentet dihet që me dokumentet e tyre do të luhet një lojë e keqe.
Populli duhet të kthjellet dhe të mos e lejon vetën me ra pre e këtijë mashtrimi. Mos lejoni që nënshkrimi juaj,emri dhe mbiemri, dhe dokumenti juaj me ra në duar të njerëzve që do ti keqpërdorin për qëllime politike. Mos lejoni që njerëz të pabesë të luajnë me besën tuaj. Përderisa Serbia ju ka dëbuar nga ato vende, si ka mundësi me ju ndërtua shtëpi? Të gjitha argumentet qojnë në kundërshti të pretendimeve se do të ju ndërton dikush shtëpi. Po të duan t’ju ndërtojnë shtëpi organizatat e huaja, ata së pari do të kontaktojnë me komunën, pastaj me mediat, pastaj me qytetarët. Ato (organizatat normale) shkojnë vetëm përmes procedurave të rregullta, jo përmes odave të fshehta. Ato nuk bëjnë ilegalitet as punë të dyshimtë (90 % po e 10 % jo ). Organizatat ose ndërtojnë, ose nuk ndërtojnë, te ato nuk ka dyshime. Dhe organizatat normale nuk shkojnë rrugëve jonormale.