Ankuesja, shqiptare, shtetase e Kosovës, i ka raportuar Policisë së Kosovës në stacionit Policor në Vitit se ka mosmarrëveshje me burrin e saj, një kohë të gjatë, por rastin nuk e ka raportuar asnjëherë, kurse tani ka pasur edhe kanosje nga ana e burrit të saj.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se rasti është regjistruar në fshatin Drobesh të Vitisë ndërsa sipas ankueses, burri i saj e ka kërcënuar me armë të gjuetisë.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit është bastisë shtëpia e të dyshuarit dhe është gjet një armë e gjuetisë dy tytëshe prodhim turk, së bashku me trembëdhjetë (13)copë fishek të kal. 12 GA si dhe leja e armës së gjuetisë. Arma, municioni dhe leja e armës janë konfiskuar nga ana e policisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti dërgohet në Gjykatë.