Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një rast kanosje – dhunë familjare që është regjistruar në Zhegër të Gjilanit.
“Në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që dyshohet se në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshje, me një armë të ftohtë (thikë) ka kanosur vajzën e tij”, ka bërë me dije Hashani.
Ai tha se pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan ku me alkool test i është matur prania e alkoolit në organizëm me ç ‘rast ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit, (2.8 promila).
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili të dyshuarit i ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë. Rasti kalohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani