Një javë me 26 aksidente trafiku me 874 tiketa gjobitësefotoilustruese

Një javë me 26 aksidente trafiku me 874 tiketa gjobitëse

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave,( 17.10.2018 deri më 23.10.2018) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 26 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 874 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 26 aksidente trafiku, nga të cilat 15 me lëndime në njerëz dhe 11 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 874 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 52 incidente dhe janë arrestuar 25 persona.

KOMENTE