Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të klasifikuar nga ta si “tentim vrasje”, që është regjistruar në Kamenicë.
Sipas policisë, në lagjen “Çamëria”në Kamenicë, raportohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, mes viktimës dhe të dyshuarit, ka ardhur deri te sulmi fizik dhe rrahja me përdorimin e armës së ftohët-thikë.
“Viktima si pasojë e goditje me thikë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku gjendet i hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës – QKUK.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.
I dyshuari pas intervistimit e vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.