Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës Njësitet nga stacioni Policor i Gjilanit në Emergjencë kanë takuar një person i lënduar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.
Duke folur për rastin që ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, zëdhënësi hashani ka thënë se viktima, si dhe një dëshmitar, kanë deklaruar se gjatë vozitjes me vetura, viktima pa dashje në përballkalim, ia kishte zhytur veturën të dyshuarit, në një puset me ujë, me pas i kanë ndalur veturat, ku i dyshuari e godet viktimën me një brisk tri herë në regjionin e shpinës, me ç ‘rast pëson lëndime të rënda trupore (jashtë rrezikut për jetë).
Zëdhënësi Hashani thotë se është konfiskuar mjeti i mprehtë ( brisku). Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalet për 48 orë, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.