Me 28 maj 2019 rreth orës 09.30, Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, me urdhër te Gjykatës, është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuari A. Z, i cili para disa ditësh kishte postuar ne rrjetet sociale (facebook) , foto me armë në dorë (pistoletë).
“Gjatë intervistimit të të dyshuarit janë gjet prova të qëndrueshme se arma nuk ka qen e tij dhe të njëjtën e ka marrë nga një person tjetër B.D. i cili po ashtu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas analizimit të provave dhe shkresave ndaj personit të dytë është caktuar masa e ndalimit për 48 ore. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.