Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së NISMA për Kosovën, ka shkruar në profilin e tij se sovraniteti dhe territori i Kosovës po rrezikohen çdo ditë dhe është koha fundit që të krijohet Ushtria e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Hasanit në profilin e tij në Facebook:
Ndonëse kufijtë e Kosovës rrezikohen çdo ditë ne ende nuk kemi ushtrinë tonë. Serbia përveç që na kërcënon çdo ditë se do të dërgojë forcat e saj dhe po ashtu përmes Listës serbe e bllokon krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Hiq më larg se sot morëm kërcënim nga presidenti serb Nikoliq se Serbia do ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë.
E çfarë bëjmë ne?
Vetëm flasim se na duhet konsensus me partitë serbe në Kosovë mbi Krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe asgjë më shumë.
E dimë se Ushtria nuk mund të bëhet pa një kompromis gjithëpërfshirës por është për të ardhur keq se si institucionet e Kosovës pothuajse e kanë harruar fare transformimin e FSK -së në Ushtri.
Këto institucione nuk kanë bërë as ndonjë analizë për ndryshimet kushtetuese, që do të bazohej në praktikat dhe standardet evropiane.
Sovraniteti dhe territori i Kosovës po rrezikohen çdo ditë dhe është koha fundit që të krijohet Ushtria e Kosovës.