Dy doktorë i shpëtuan jetën një njeriu duke ia bërë operacionin në zemër në mes të rrugës pasi ai u therr në Durham.
Njeriu në fjalë po gjakosej dhe mund të vdiste nga plagët kur u thirrën mjekët. Ai kishte pësuar arrest kardian në kohën që kishte mbërritur helikopteri në vendin e ngjarjes.
Mjekët e emergjencës ishin frikësuar se personi në fjalë do të vdiste nëse do të çohej në spital, kështu që e nisën operacionin aty në atë vend.
Doktori Chris Smith dhe ekipi i tij e bënë një torakotomi për të ndalur gjakosjen dhe për të ringjallur zemrën e pacientit, në një procedurë që ai vetë e përshkroi si “relativisht të rëndë”.