Ftesë për Dëgjim Publik
Të nderuar përfaqësues të komunitetit të biznesit, të nderuar qytetarë, grupe politike, media, shoqëri civile, anëtarë të Asamblesë Komunale, e institucione tjera,
Komuna e Gjilanit | Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Dëgjimin Publik mbi Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024-2031.
Ky dokument ambicioz përcakton drejtimet kryesore për zhvillimin ekonomik të komunës sonë për vitet në vijim | pjesëmarrja juaj është kyçe për të siguruar që zëri juaj të dëgjohet dhe të kontribuoni në formësimin e një strategjie të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Data: E premte, 1 Nëntor 2024
Ora: 10:30
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Gjilan
Ju mirëpresim që të ndani idetë, sugjerimet dhe shqetësimet tuaja, si dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të ndritur për komunën tonë.
Komuna e Gjilanit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik