Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh, kanë njoftuar për një rast “monedhë e falsifikuar”.
Bëhet e ditur se në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan ku ndodhet një bankë, ankuesi, punëtor i bankës, ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara.
Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme. /2LONLINE/