DYLON

Kosova në Ligën C, në Grupin 2

Kosova në Ligën C, në Grupin 2
Avatar photo Redaksia

Sot në Paris është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku i pranishëm ishte edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi, njofton FFK.

Kombëtarja e Kosovës edhe në këtë edicion do të bëjë gara në Ligën C, derisa pas tërheqjes së shortit Dardanët janë përfshirë në Grupin 2. Fati deshi që Kosova të ketë kundërshtarë me të cilët është përballur edhe më herët, si Rumania dhe Qipro, derisa kundërshtari i tretë do të jetë fituesi i ndeshjes së ‘play-out’-it, Lituania ose Gjibraltari.

EkoHigjiena

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Liga C – Grupi 2
Rumania
Kosova
Qipro
Lituania ose Gjibraltari

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.