Futbollisti kosovar, kapiteni i Kosoves, Amir Rrahmani vlerësohej me gjashtë milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo arritja e marrëveshjes së tij me Napolin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që vlera në treg t’i dyfishohet.
Uebfaqja sportive, Transfermarkt, beson se vlera e qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, tani është dyfishuar dhe e ka arritën vlerën prej 12 milionë eurove.
Më 21 janar, Rrahmani nënshkroi për t’u transferuar nga Hellas Verona në Napoli për 14 milionë euro, megjithatë u huazua për deri në fund të këtij sezoni 2019/20 sërish në Verona.
Arritja e këtij transferimi dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A, si ajo e fundit me Veronën në fitoren kundër Juventusit, bënë që vlera e Rrahmani të jetë rritur në treg.