Edhe pse i thanë “PO” Kosovës, dy futbollistët e talentuar, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreshevic duhet të presin për të debutuar me ekipin e Kosovë.
Mësohet se dokumentacioni për dy futbollistët ende nuk është kompletuar dhe se dy lojtarët kanë mbetur jashtë lisës së selektorit Bernard Challandes për ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Gjasat janë të vogla për të qenë të gatshëm edhe për ndeshjen me Bullgarinë, por tashmë dy futbollistët gjenden në proces për të kaluar te Përfaqësuesja e Kosovës.
Lajm i mirë është se Florent Hadërgjonaj është gati për këtë takim, ndërkohë që nuk dihet nëse do të startojë nga minuta e parë apo jo.